Albion Rrahmani, sulmuesi kosovar i Sparta Pragës, është përfshirë në Formacionin e Javës në elitën e futbollit çek, pas një paraqitjeje mbresëlënëse.

Rrahmani shënoi një gol kyç në fitoren 2:0 të ekipit të tij, Sparta Praga, ndaj Jablonecit. Goli i tij erdhi në vetëm 30 minuta lojë, duke dëshmuar efikasitetin e tij në fushë.

Për këtë performancë, Rrahmani u vlerësua me notën e lartë 8.3 nga portali i specializuar “Sofascore”.