Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca, ka ndarë një urim tejet të ëmbël për ditëlindjen e vogëlushes së saj të dashur.

Përmes një dedikimi plot dashuri, ajo ka shprehur lidhjen e veçantë me të, duke e shoqëruar urimin me fjalët emocionuese, shkruan Indeksonline.

“Tezja për ty e shkatërron botën! Gëzuar ditëlindjen, drita ime e vogël. Të ka Ana beb”

Një tjetër dëshmi e dashurisë së madhe që Luana ka për njerëzit e saj më të afërt./Indeksonline/