KV Luboteni fiton Kupën e Kosovës në volejboll

**Klubi i Volejbollit Luboteni ka triumfuar në Kupën e Kosovës në konkurrencën e meshkujve, pasi në ndeshjen finale mposhti bindshëm KV Drita me rezultat të thellë 3-0.**

Skuadra nga Ferizaj shfaqi një dominim të plotë që nga fillimi i takimit, duke fituar setet me rezultate 25-21, 25-20 dhe 25-21. Trofeu u ngrit në një atmosferë festive në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Luboteni u tregua më i organizuar dhe më efikas në çastet kyçe, duke mos i lënë thuajse asnjë mundësi kundërshtarit gjatë gjithë përballjes.

Ndërkohë, aktivitetet e Kupës së Kosovës në volejboll vazhdojnë edhe sonte. Nga ora 19:30 do të zhvillohet finalja e femrave, ku do të përballen ekipet Fer Volley dhe KV Drita.