Interi siguron një fitore thelbësore kundër Romës, thellon epërsinë në krye të Serie A

Interi ka regjistruar një fitore vendimtare në rrugën drejt titullit të kampionit në Serie A. Zikaltrit triumfuan me rezultatin 5-2 në shtëpi përballë Romës, në kuadër të javës së 31-të të elitës së futbollit italian.

Lautaro Martinez kaloi vendasit në epërsi që në minutën e dytë të ndeshjes. Barazimi erdhi në minutën e 40-të nga Mancini, ndërsa Hakan Çalhanoglu riktheu epërsinë e Interit në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë (45’+2).

Pjesa e dytë solli edhe tre gola të tjerë për Interin. Sërish Lautaro Martinez thelloi epërsinë në 3-1, përpara se Marcus Thuram të shënonte golin e katërt, duke e çuar rezultatin në 4-1. Nicolo Barella shtoi edhe një gol tjetër në minutën e 63-të, duke shënuar për 5-1. Lorenzo Pellegrini ngushtoi shifrat për Romën në minutën e 70-të, duke fiksuar rezultatin përfundimtar 5-2.

Me këtë triumf, Interi ngjitet në kuotën e 72 pikëve, duke mbajtur vendin e parë me nëntë pikë më shumë se Milani, i cili ka një ndeshje më pak të luajtur. Nga ana tjetër, Roma mbetet në vendin e gjashtë me 54 pikë.