**Moti i vranët dhe reshje shiu – temperaturat deri në 11 gradë Celsius**

Sot, në mbarë vendin pritet të mbajë mot i vranët, shoqëruar me reshje të dobëta shiu, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).

Temperaturat minimale do të variojnë nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 7 deri në 11 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.