**Protesta për Arlindën dhe viktimat e dhunës në familje vazhdon sot; marshimi nis në orën 17:00**
Sot, në orën 17:00, qytetarë të shumtë pritet të grumbullohen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për të ripërsëritur kërkesat për drejtësi për Arlindën dhe të gjitha gratë që kanë rënë viktimë e dhunës në familje.
Thirrja për këtë tubim është lëshuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, i cili njofton se marshimi do të vazhdojë drejt objekteve të Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Nëpërmjet kësaj thirrjeje, organizatorët kanë paralajmëruar se protestat dhe mobilizimi qytetar do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, deri në realizimin e plotë të kërkesave të tyre.
Kolektivi u bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, duke theksuar mesazhin e tyre: “Zëri ynë do të dëgjohet. Shteti do të japë llogari.”
