**Lëvizja Vetëvendosje siguron mandatin e 53-të pas numërimit të votave me post, Lidhja Demokratike e Kosovës shënon rënie në 18 deputetë**
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votave të ardhura me post, ku deri më tani janë numëruar mbi 96 për qind e tyre.
Sipas rezultateve paraprake aktuale, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë edhe mandatin e 53-të në Kuvendin e Kosovës.
Ky zhvillim ka ndikuar në uljen e numrit të mandateve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e cila tashmë numëron 18 deputetë.
Si pasojë e këtij ndryshimi në shpërndarjen e mandateve, kandidatja e LDK-së, Jeta Statovci, mbetet jashtë Kuvendit dhe humb mandatin e deputetes.
Procesi i numërimit të votave me post pritet të përfundojë nesër, pas të cilit do të nisë numërimi i votave me kusht. /IndeksOnline/
