Disa vite më parë, Lewis Hamilton u fotografua në një hotel së bashku me modelen e njohur Janet Guzman, pas mbrëmjes së “Met Gala 2021”. Të dy u panë duke u kthyer në të njëjtin hotel, çka në atë kohë nxiti spekulime në mediat rozë për një lidhje të mundshme mes tyre.

Pesë vite më vonë, Janet Guzman vijon të jetë në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo për raportin e përfolur me pilotin britanik të Formula 1.

Modelja është bërë sërish pjesë e vëmendjes së mediave rozë për shkak të postimeve të saj në rrjetet sociale. Në fotot e fundit të publikuara në Instagram, Guzman ka ekspozuar format e saj, duke marrë reagime të shumta nga ndjekësit.

Komentet dhe pëlqimet e shumta kanë treguar interesin e fansave për paraqitjen e saj, ndërsa modelja vijon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku publikon rregullisht fotografi nga jeta e saj.