Madonna përballet me probleme shëndetësore: Dhimbje në gju si pasojë e takave të larta

Këngëtarja ikonë, Madonna, po përballet me dhimbje të theksuara në gju, problem që i atribuohet kryesisht mbajtjes së takave të larta gjatë viteve të shumta të karrierës së saj artistike.

Artistja 67-vjeçare e bëri të ditur këtë gjatë një interviste për “Interview Magazine”.

“Kam një gju të dëmtuar tani. Nuk kam më kërc, për shkak të viteve që kam vallëzuar me taka të larta”, shpjegoi ajo. Përveç kësaj, vrapimi dhe seancat intensive të jogas mendohet se kanë kontribuar në përkeqësimin e gjendjes së saj.

Për shkak të këtij problemi, këngëtarja ka qenë e detyruar të heqë dorë nga disa forma të caktuara ushtrimesh fizike. Megjithatë, ajo vazhdon të ngasë biçikletën dhe të kryejë stërvitje intensive qarkore (circuit training) për të ruajtur formën fizike.