Malisheva synon vendin e dytë me fitore ndaj kampionit Drita, sot luhen ndeshjet e fundit të Superligës

Sot shënohen ndeshjet e fundit të këtij sezoni në Superligën e Kosovës, duke ofruar emocion dhe garë deri në momentet e fundit.

Një nga sfidat më interesante të ditës do të jetë ajo ndërmjet Malishevës dhe kampionit në fuqi, Dritës. Malisheva do të presë kampionin në shtëpi, në stadiumin ‘Liman Gegaj’. Për skuadrën vendase, kjo ndeshje ka një rëndësi të veçantë pasi synon fitoren për të siguruar ose për t’iu afruar ndjeshëm vendit të dytë në renditje, një arritje e madhe për klubin.

Formacionet zyrtare pritet të bëhen të ditura pak para fillimit të sfidës, e cila nis në orën 16:00.

Burimi: IndeksOnline