San Antonio arrin finalen e NBA-së, përballet me New Yorkun

San Antonio do të përballet me New Yorkun për titullin kampion të NBA-së, pasi eliminoi kampionët në fuqi, Oklahoma City Thunder. Skuadra teksane u shpall kampione e Konferencës Perëndimore pas një dueli të fortë.

Ishte një seri që shkoi deri në ndeshjen e shtatë, të cilën Spurs-at e fituan me rezultatin 111-103, duke e mbyllur serinë finale të Konferencës 4-3.

Padyshim, protagonisti absolut për San Antonion ishte Victor Wembanyama, i cili u shpall edhe Lojtari më i Mirë (MVP) i Playoff-it të NBA-së. Basketbollisti 22-vjeçar i Spurs-ave, i shpallur gjithashtu mbrojtësi më i mirë i kampionatit për këtë sezon dhe debutuesi më i mirë i vitit 2024, vazhdon të grumbullojë çmime individuale që në përvojën e tij të parë në playoff.

Finalja e madhe e NBA-së këtë vit vë përballë dy skuadra që prej vitesh nuk e kishin arritur këtë fazë. Ndërsa San Antonio rikthehet në finalen e madhe të kampionatit të basketbollit pas 12 vitesh, New Yorku kthehet në Finale pas 27 vitesh.