Manchester United synon mbrojtësin e Romës

Klubi anglez Manchester United ka përfshirë mbrojtësin brazilian të Romës, Wesley-n, në listën e objektivave të tij për afatin kalimtar të janarit.

23-vjeçari konsiderohet si një ndër alternativat kryesore që drejtuesit e ‘Djajve të Kuq’ po shqyrtojnë me kujdes për të forcuar repartin mbrojtës.

Wesley ka një kontratë me klubin italian deri në vitin 2030, ndërsa vlera e tij aktuale në treg vlerësohet të jetë rreth 40 milionë euro. Manchester United po monitoron nga afër situatën e mbrojtësit, por në listën e tyre përfshihen edhe emra të tjerë si Jarrad Branthwaite, Murillo, Tyrick Mitchell dhe Lewis Hall.

Gjithashtu, për shërbimet e Wesley-t interesohen edhe dy klube të tjera të mëdha, Atlético Madridi dhe Arsenali.