Policia e Kosovës ka dhënë detaje të fundit rreth arrestimit të Endrit Azemit, i cili nënë dyshimin se vuante nga një sëmundje e rëndë, ka mashtruar qytetarët me qëllim të mbledhjes së parave për trajtim dhe rehabilitim, raporton IndeksOnline.
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas pranimit të informacioneve përmes rrugëve operative, Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, ka ndërmarrë veprime hetimore ndaj të dyshuarit me inicialet E.A.
“Pas veprimeve hetimore, llogaritë bankare të identifikuara në territorin e Republikës së Kosovës janë bllokuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit mjetet e grumbulluara do të mbeten të ngrira deri në vendimin e gjykatës. Ndërkohë për fondet e grumbulluara përmes platformës GoFundMe në Gjermani, ka filluar procesi i rimbursimit të donatorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
