**Maskë shtëpiake efektive kundër rrudhave**
Rrudhat janë një shqetësim i zakonshëm estetik, shpesh i lidhur me kosto të lartë të trajtimeve kozmetike profesionale. Megjithatë, kujdesi për lëkurën nuk duhet të jetë një barrë financiare. Ekziston një zgjidhje e thjeshtë dhe ekonomike: një maskë shtëpiake me përbërës lehtësisht të gjindshëm.
**Përbërësit:**
* 2 lugë gjelle vaj kokosi
* 1 e verdhë veze
* 1 lugë gjelle mjaltë
* 1 lugë gjelle kos
* 1 lugë çaji sheqer
**Përgatitja:**
Hidhini të gjithë përbërësit në blender dhe përziejini derisa të formohet një masë homogjene dhe kompakte.
Masën e përftuar aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 25 minuta. Më pas, shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Për rezultate optimale, përdoreni këtë maskë dy herë në javë.
