Matthijs de Ligt i është nënshtruar sot një operacioni në shpinë.
Mbrojtësi holandez ka njoftuar se ai është i zhgënjyer pasi nuk do të mund të luaj në Kupën e Botës, shkruan IndeksOnline.
De Ligt ka disa muaj që nuk ka luajtur me Manchester United dhe ka thënë se operacioni ishte zgjedhja e vetme për të kaluar këtë lëndim.
“Pas 6 muajsh trajtimi dhe punës së madhe për t’u rikthyer, operacioni ishte e vetmja mundësi e mbetur. Jam i zhgënjyer që nuk munda ta ndihmoja ekipin 6 muajt e fundit dhe padyshim që humba Kupën e Botës, por mezi pres të bëj gjithçka për t’u rikthyer para tifozëve dhe për t’u ndjerë përsëri më mirë!”, ka shkruar De Ligt./IndeksOnline/

