Maya Jama tërheq vëmendjen me pamjen e guximshme në Çmimet GQ

Prezantuesja dhe personaliteti televiziv Maya Jama tërhoqi të gjithë vëmendjen me një veshje tejet provokuese në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “GQ Men Of The Year” të martën.

Ceremonia vjetore, tashmë në edicionin e 29-të, bashkoi një sërë yjesh në tapetin e kuq, ndër të cilët spikasnin Maya Jama, këngëtarja e nominuar për çmimin “Grammy”, Raye, dhe aktorja Ellie Bamber.

Maya, 32 vjeçe, ekspozonte me krenari format e saj trupore teksa parakalonte me një fustan transparent me dantella, i cili zbulonte qartazi të brendshmet e saj. Pozat e saj sensuale kapën menjëherë vëmendjen e fotografëve.

Ish-prezantuesja e ‘Love Island’ është aktualisht në qendër të spekulimeve për rolin e vajzës së ardhshme të Bondit. Kjo vjen pasi ajo u largua së fundmi nga roli i saj në ‘Love Island’, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje globale me Netflix, me vlerë milionëshe, duke e vendosur emrin e saj mes pretendentëve seriozë për rolin e lakmuar.

Në tapetin e kuq, krahas Maya-s, shkëlqeu edhe këngëtarja Raye, e cila ishte nominuar për çmimin ‘Grammy’. Ajo veshi një fustan të zi dhe të kuq, që binte në sy, duke demonstruar elegancë. Raye, 29 vjeçe, nuk e fshehu dot gëzimin e saj, pas suksesit të madh të kësaj jave, ku mori 11 nominime të jashtëzakonshme për çmimet ‘Grammy’.