Bujar Muli ka hyrë në librin e rekordeve botërore “Guinness”, për disiplinën e mbajtjes së peshës mbi trup.
Bujari, i njohur si “Hulku kosovar” ka mbajtur mbi trup mbi 2000 kilogramë thasë me cement, raporton IndeksOnline.
Të pranishëm në eventin që mori shumë vëmendje në Vushtrri ishin edhe zyrtarët nga organizata e “Guinness”, të cilët verifikuan çdo gjë sa i përket vendosjes së rekordit.
Pas kësaj sfide që është historike për karrierën e tij, Muli pranoi certifikatën e rekordit.
