**QKUK: Mbi 300 raste urgjente brenda 24 orëve, 17 persona të lënduar në aksidente rrugore**
Qendra Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka ofruar gjithsej 326 shërbime urgjente gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas të dhënave të publikuara nga QKUK, një pjesë e konsiderueshme e këtyre rasteve u trajtuan në sektorë të ndryshëm: 83 në Reanimacion, 97 në Emergjencën Internistike, 64 në Emergjencën Kirurgjike dhe 55 në Emergjencën Ortopedike.
Përpos këtyre, 27 pacientë të tjerë morën trajtim në Sallën e Vogël, kryesisht për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.
Gjatë të njëjtës periudhë u regjistruan edhe incidente me dhunë dhe aksidente. Konkretisht, 4 persona u lënduan me armë zjarri, një person me armë të ftohtë, dhe 17 persona të tjerë pësuan lëndime si pasojë e aksidenteve rrugore.
QKUK bëri të ditur se 36 pacientë u pranuan për trajtim të mëtejshëm në klinika të ndryshme. Fatkeqësisht, gjatë kësaj kohe u shënuan edhe dy raste vdekjeje.
