Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, ka shprehur mbështetje për studentët shqiptarë që nesër pritet të protestojnë në Shkup.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja ka shkruar se zëri i studentëve shqiptar për gjuhën shqipe është zë për dinjitet, identitet dhe të drejta njerëzore, raporon IndeksOnline.

“Gjuha amtare nuk është privilegj, është e drejtë themelore.

Ju mbështesë me zemër në kërkesën tuaj, që gjuha shqipe të trajtohet me barazi.

Rinia gjithmonë ka qenë forca që ka lëviz historinë përpara, prandaj qëndroni të bashkuar të qetë, dinjitoz në protestën tuaj. Rinia gjithmonë ka qenë forca që ka lëviz historinë përpara, prandaj qëndroni të bashkuar të qetë, dinjitoz në protestën tuaj”, ka shkruar ajo, duke ja bashkangjitur edhe një video ku shpreh mbështetjen e saj. /IndeksOnline/

Postimi i plotë: