Aksident në Gurakoc të Istogut: Një automjet i markës Mercedes përplaset me shtyllë elektrike
Një aksident trafiku ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Gurakoc të Komunës së Istogut. Sipas informacioneve të para, një automjet i markës Mercedes ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.
Si pasojë e kësaj ngjarjeje, automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e aksidentit janë ende duke u hetuar.
