Argjentina mëson kundërshtarin për 1/32-at e Botërorit

Kombëtarja e Argjentinës ka mësuar kundërshtarin e saj për fazën e 1/32-ave të finales në Kupën e Botës.

Kampioni në fuqi, megjithëse do të luajë edhe një ndeshje në fazën e grupeve kundër Jordanisë, ka siguruar tashmë vendin e parë në grupin J, pas dy fitoreve bindëse ndaj Austrisë dhe Algjerisë.

Në fazën e 1/32-ave të finales, Argjentina do të përballet me Kepin e Gjelbër (Cape Verde), një nga surprizat e këndshme të këtij Botërori, e cila, me tre pikë të mbledhura, u rendit e dyta në Grupin H, pas Spanjës.

Ndeshja mes Argjentinës dhe Kepit të Gjelbër do të zhvillohet më 4 korrik, në orën 00:00.

Burimi: IndeksOnline