Kandidati për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, doktor Metë Shatri, prej vitesh është i njohur për mbështetjen ndaj kategorive të ndryshme shoqërore.

4 vjet më parë, nëpërmjet ordinancës së tij “DentLine”, ai kishte arritur marrëveshje me Sindikatën e Policisë së Kosovës, përmes së cilës zyrtarët policorë dhe familjarët e tyre do të përfitonin 30 për qind zbritje në shërbimet stomatologjike.

Ky veprim ishte vlerësuar si një mbështetje konkrete për Policinë e Kosovës dhe familjet e tyre.

“Nëpërmjet një marrëveshjeje me Sindikatën e Policisë së Kosovës, nga sot, të gjithë zyrtarët policorë e po ashtu edhe familjarët e tyre, në DentLine shërbimet stomatologjike mund t’i marrin me 30 % zbritje” kishte deklaruar Shatri.

Kjo nismë e tij ishte përgëzuar nga të gjithë, si shembull që duhej ndjekur për të përkrahur ata që janë në rreshtin e parë të mbrojtjes së qytetarëve.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, Shatri garon në listën e LVV-së me numrin 92./IndeksOnline/