Vjosa Osmani në Pressing: Gara është tërësisht e pabarabartë, për shkak të propagandës masive; shtesat duhet të garantohen me ligj.
Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka komentuar vendimin e qeverisë për shpërndarjen e shtesave për disa kategori. E ftuar në emisionin “Pressing” të T7, Osmani e ka cilësuar garën si “tërësisht të pabarabartë”.
“Kjo vërtetë është tërësisht e pabarabartë për dy arsye. Së pari, për shkak të një propagande masive e cila ka dëmtuar edhe vetë integritetin e procesit zgjedhor. Së dyti, ne nuk jemi kundër shtesave; përkundrazi, në qeverisjen tonë, jo vetëm do t’i vazhdojmë dhe do t’i rrisim ato, por edhe do t’i garantojmë me ligj. Ajo që po ndodh tani, keqpërdorimi i një instrumenti të tillë shtetëror, është i ndaluar në shumicën dërrmuese të shteteve evropiane,” ka deklaruar Osmani, sipas “Gazeta Express”.
