**Izet Mexhiti i VLEN reagon para protestës: Provimi i jurisprudencës së shpejti edhe në gjuhën shqipe**
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njëkohësisht pjesë e koalicionit VLEN, ka reaguar sot lidhur me çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Reagimi i tij vjen vetëm pak orë para se studentët të zhvillojnë një protestë për këtë kërkesë.
Mexhiti theksoi se shumë shpejt do të ketë lajme të mira për këtë temë në Maqedoninë e Veriut.
“Provimi i jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe! Së shpejti me lajme të mira”, ka deklaruar ai.
Ndërkohë, për ditën e nesërme, studentët kanë paralajmëruar një protestë pikërisht për këtë çështje. Thirrja e tyre për protestë ka gjetur mbështetje të gjerë nga personalitete të ndryshme në të gjitha trojet shqiptare.
