MINT publikon çmimet e karburanteve: Ja sa do të shiten nafta dhe benzina
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka bërë të ditur çmimet e reja të karburanteve që do të jenë në fuqi për ditën e sotme.
Këto çmime do të fillojnë të aplikohen nga ora 10:00.
Sipas njoftimit, një litër naftë do të shitet me 1.63 euro. Çmimi i benzinës është caktuar në 1.54 euro për litër, ndërsa gazi do të tregtohet me 0.75 euro për litër.
