MINTI publikon çmimet maksimale të karburanteve, nafta 1 cent më shtrenjtë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka bërë publike çmimet maksimale të karburanteve që do të jenë në fuqi gjatë ditës së sotme.
Sipas njoftimit të publikuar në rrjetin social Facebook, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.74 euro për litër, shifër kjo që paraqet një rritje prej 1 centi krahasuar me çmimin e ditës së djeshme.
Ndërkaq, benzina do të tregtohet me një çmim maksimal prej 1.51 euro për litër, ndërsa çmimi i gazit është fiksuar në 0.60 euro për litër.
Ministria thekson se këto çmime hyjnë në fuqi duke filluar nga ora 10:00 e mëngjesit.
