Qeveria e Kosovës Miraton Marrëveshjen për Bashkëpunim Financiar dhe Ushtarak me Turqinë
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj të sotme, ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit Financiar dhe Ushtarak me Turqinë. Kështu bën me dije Ekonomia Online.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, foli për këtë nismë, duke theksuar rëndësinë e saj për thellimin e bashkëpunimit ndërqeveritar dhe atij në fushën e mbrojtjes.
Maqedonci theksoi se “miratimi i kësaj nisme është thelbësor për avancimin e bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Mbrojtjes, dhe asaj të Republikës së Turqisë.”
