Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një video nga oxhaqet e Kompanisë Energjetike të Kosovës (KEK) në Obiliq. Në video vërehet tym i dendur dhe i zi që ngrihet nga oxhaqet, duke krijuar re të mëdha që mbulojnë qiellin. Bashkëngjitur videos, deputeti Rrahmani ka shkruar mesazhin: “Mirëmëngjesi Kosovë”.