Sonte nisi sezoni 2026/27 në Serie A.

4 ndeshje u zhvilluan gjatë ditës së sotme, ndër to edhe ajo mes Genoas dhe Napolit ku luajnë dy yjet shqiptarë si Mario Mitaj dhe Amir Rrahmani.

Pas ndeshjes të dy lojtarët u takuan, ku madje postuan një foto së bashku ku shkëmbyen edhe fanellat mes vete.

Rrahmani, luajti një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e Napolit ku pati një superparaqitje, ndërsa Mitaj ende nuk ka bërë debutimin e tij zyrtar me Genoan ndonëse ishte në stol.

Kujtojmë se ishte Napoli ajo që fitoi në “Luigi Ferraris” ndaj Genoas, me rezultat 0-2./IndeksOnline/