**Haxhiu ndërpret Tahirin me batutë, ai i përgjigjet: Keni bërë një shkelje të madhe kushtetuese**
Gjatë deklarimit të tij për media, pas përfundimit të seancës së mbrëmshme për zgjedhjen e presidentit, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, u ndërpre nga kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Ndërsa Tahiri po fliste, pranë tij kaloi Haxhiu, e cila, duke e prekur në krah, me shaka i tha se seanca e radhës do të mbahej nesër në orën 10:00.
“Seanca nesër në orën 10:00,” iu drejtua Haxhiu.
Kjo ndërprerje nuk kaloi pa një reagim të menjëhershëm nga ana e Tahirit.
“Jo, keni bërë një shkelje të madhe kushtetuese,” ia ktheu ai.
