Moti në Kosovë: Diell dhe Vranësira të Shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se dita e sotme do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara në të gjithë territorin.
Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius. Ndërsa, temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 25 deri në 29 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me një shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.
