**Nepal: 97-vjeçarja shpëtohet gjallë pas katër orësh nën rrënoja**
Një grua 97-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënojat në Nepal, pas përmbytjeve shkatërruese që goditën vendin. Ajo po merr trajtim mjekësor në spital, pas një operacioni shpëtimi që zgjati rreth katër orë.
Guna Maya Bohara u nxor nga rrënojat e shtëpisë së të moshuarve ku banonte. Sipas BBC-së, stërnipi i saj, Dipak Bohara, i cili udhëtoi nga Katmandu për të ndihmuar në shpëtim, u shpreh se gjyshja e tij dukej “si një luftëtare, e kthyer fitimtare nga beteja”.
Qindra persona janë konfirmuar të vdekur pas përmbytjeve të shpejta që përfshinë zonën të mërkurën. Shkencëtarët besojnë se katastrofa u shkaktua nga shembja e një akullnaje në rajonin kufitar të Himalajeve me Tibetin.
