Gjilan: Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi për shkak të mungesës së masave të sigurisë
Inspektorati Qendror i Punës (IKP), gjatë një inspektimi të kryer në një objekt ndërtimi në komunën e Gjilanit, ka konstatuar parregullsi serioze lidhur me moszbatimin e masave të domosdoshme për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Si pasojë e këtyre shkeljeve, IKP-ja ka marrë vendim për ndalimin e menjëhershëm të punimeve në objektin në fjalë. Punimet do të mbeten të ndaluara derisa të eliminohen të gjitha parregullsitë dhe të merren masat e nevojshme për garantimin e plotë të sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve.
Inspektorati Qendror i Punës ka ritheksuar përkushtimin e tij për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në fuqi dhe parandalimin e rreziqeve në vendin e punës.
