Vedat Muriqi po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës dhe sonte rikthehet në fushë me një tjetër mision të qartë, të vazhdojë formën fantastike dhe të mbetet në garë për “Pichichi”.

Sulmuesi i Mallorca ka qenë protagonist absolut këtë edicion në La Liga, duke thyer rekordet e tij personalë dhe duke u shndërruar në një nga sulmuesit më të rrezikshëm në kampionat.

Në javën e 33-të, “Pirati” përballet me Valencia, një ndeshje ku të gjithë sytë do të jenë te sulmuesi kosovar. Forma e tij aktuale dhe besimi që ka krijuar e bëjnë atë një kërcënim konstant për çdo mbrojtje.

Me instinktin e golit në maksimum dhe rolin kryesor te Mallorca, Muriqi ka çdo mundësi të shënojë sërish dhe të vazhdojë ndjekjen ndaj golashënuesve më të mirë të ligës.

Sonte është një tjetër provë e madhe për të, dhe një tjetër mundësi për të dëshmuar se sezoni i tij nuk është rastësi, por dominim i pastër në elitën e futbollit spanjoll.