Policia e Kosovës po vazhdon angazhimin maksimal për rritjen e sigurisë në komunikacion, duke marrë pjesë edhe në kuadër të planit të ROADPOL me detyra konkrete në terren.
Në fokus të këtij aksioni janë kontrollet e shtuara në trafik dhe identifikimi i shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit, sidomos ata që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar.
Janë shtuar patrullat policore në rrugë, ndërsa janë vendosur edhe pika kontrolli në zona të ndryshme, si në qytete ashtu edhe në rrugë magjistrale.
Po ashtu, po zhvillohet kontroll i vazhdueshëm me radar statik dhe mobil, me fokus të veçantë tek shoferët që tejkalojnë shpejtësinë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri në rrugët e vendit dhe për të parandaluar aksidentet përmes zbatimit të ligjit dhe përdorimit të teknologjisë moderne./IndeksOnline/
