Musliu-Shoshi: Vendimi për Thaçin, i dhimbshëm; “Mos e ktheni pafuqinë në heshtje dhe dorëzim”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Speciale për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Musliu-Shoshi theksoi se nuk duhet lejuar që “pafuqia jonë të kthehet në heshtje dhe heshtja në dorëzim”.

Ajo e quajti vendimin e fundit “të dhimbshëm, zhgënjyes dhe mbi të gjitha të rëndë”, duke shprehur keqardhjen që ish-presidentit po i shtohen muajt e dënimit, ndërsa shoqëria “mbetet duke numëruar padrejtësitë dhe duke shprehur indinjatën”.

Deputetja e PDK-së e mbylli reagimin e saj me një mesazh të qartë mbështetjeje për Thaçin, duke nënvizuar se “Hashim Thaçi nuk është vetëm. As sot. As nesër. Asnjëherë!”. /Indeksonline/