**NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë, vlerëson rolin në sigurinë kolektive**

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ka uruar Shqipërinë me rastin e 114-vjetorit të Ditës së Pavarësisë, duke çmuar lart kontributin dhe rolin thelbësor të vendit brenda Aleancës.

Në një mesazh zyrtar të shpërndarë në platformat sociale, urimi i Aleancës u publikua edhe në gjuhën shqipe, duke nënvizuar bashkëpunimin e ngushtë dhe përkushtimin e Shqipërisë ndaj sigurisë kolektive.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri!”, shkruhej në mesazhin e Aleancës. “Aleanca jonë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë të ndërsjellë. Ne mirëpresim angazhimin e Shqipërisë për të rritur shpenzimet e mbrojtjes për të forcuar sigurinë kolektive. Së bashku, po përballemi me kërcënimet kibernetike, krimin transnacional dhe kartelet për të mbajtur të sigurta të dy kombet tona.”

*Burimi: IndeksOnline*