Ndryshon stadiumi i ndeshjes Egnatia vs Midtjylland në UEFA Conference League
Ndeshja mes Egnatias dhe Midtjyllandit, e vlefshme për UEFA Conference League, nuk do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Në vend të kësaj, ajo do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.
Vendimi për ndryshimin e vendndodhjes është miratuar nga UEFA. Sipas raportimeve të “Panorama Sport”, ky ndryshim vjen pas situatës së krijuar në kryeqytet. Fillimisht, sfida ishte parashikuar të luhej sipas planifikimit në “Air Albania”, por vendimi përfundimtar u mor gjatë ditës së sotme, siç bëjnë me dije burime pranë “Indeksonline”.
Kështu, “Elbasan Arena” do të jetë stadiumi që do të presë përballjen mes skuadrës shqiptare të Egnatias dhe asaj daneze të Midtjyllandit.
