Nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare, trafiku zhvillohet normalisht

Në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut nuk regjistrohen pritje të gjata për hyrje apo dalje nga vendi. Kështu njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Sipas informacioneve të tyre, trafiku në rrugët e vendit zhvillohet pa pengesa, kryesisht nëpër rrugë të thata. Intensiteti i lëvizjes së mjeteve në drejtimet rrugore jashtë qendrave urbane është mesatar.

LAMM thekson se nuk ka pritje të zgjatura në asnjë nga vendkalimet kufitare të Maqedonisë së Veriut.

Nga aty, u bëhet thirrje shoferëve që të tregojnë kujdes të shtuar me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut.