Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, distancohet nga Fatos Geci: Nuk ia dëshiroj askujt dënimin në Hagë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Fatos Geci, ka shprehur të martën në Kuvendin e Kosovës urimin për dënimin me burgim të përjetshëm të ish-presidentit Hashim Thaçi, duke e krahasuar rastin me atë të Naim Murselit.

Menjëherë pas kësaj deklarate, kryetarja e Kuvendit dhe njëkohësisht ushtruese e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, i ka tërhequr vërejtjen Gecit.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe Alban Krasniqi, po ashtu deputet i Lëvizjes Vetëvendosje dhe bashkëshort i Albulena Haxhiut. Ai është shprehur kundër qëndrimit të Gecit, duke deklaruar se dëshiron kthimin e të gjithë ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Krasniqi ka theksuar: “Nuk ia dëshiroj askujt dënimin në Hagë, sepse besoj që lufta e UÇK-së ishte e drejtë. Përkundrazi, ia dëshiroj kthimin dhe lirinë të gjithëve, dhe jo vetëm njërit.”