62-vjeçari Bajram Gashi nga Kosova me vendbanim në Rijeka të Kroacisë, është raportuar i zhdukur në zonën e Mali Lošinjit, duke vënë në alarm autoritetet lokale.
Sipas të dhënave nga Regjistri Kombëtar i Personave të Zhdukur, Gashi është parë për herë të fundit më 14 prill 2026, kur u largua nga vendbanimi i tij në drejtim të panjohur.
Që nga ajo kohë, nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij, shkruajnë mediat kroate, raporon IndeksOnline.
Bëhet fjalë për një shtetas kroat, i lindur në vitin 1964 në Sferkë, Kosovë, me banim në Rijeka. Ai përshkruhet si rreth 190 centimetra i gjatë, me trup të hollë, flokë ngjyrë gështenjë dhe sy blu.
Në momentin e zhdukjes, ai kishte të veshur një xhaketë të gjelbër prej kanavace, si dhe këpucë të bardha lëkure me thembra gri.
Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që mund të kenë ndonjë informacion mbi lëvizjet apo vendndodhjen e tij, të kontaktojnë menjëherë stacionin më të afërt policor ose të telefonojnë në numrin emergjent 192. /IndeksOnline/
