**Parashikimi i Motit: Prej të Premtes Rikthehet i Ftohti, Prite Reshje Shiu dhe Bore në Zonat Malore**

Sot, moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare. Era do të fryjë mesatare deri në të fortë, kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, veçanërisht përgjatë luginës së Vardarit.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare, ndërsa era veriore, herë pas here, do të jetë më e fortë në disa pjesë të luginës.

Gjatë ditëve në vijim, deri të premten, do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe rënie temperaturash. Herë pas here priten reshje lokale shiu, të cilat në malet më të larta do të kthehen në borë.

Era veriore pritet të forcohet ndjeshëm, me shpejtësi që në disa zona mund të kalojë 60 kilometra në orë.

Gjatë fundjavës, parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare, pavarësisht rikthimit të temperaturave më të ulëta.