Transporti publik në Tiranë është pezulluar tërësisht për ditën e sotme, si pasojë e tensioneve dhe protestave të dhunshme që kanë përfshirë kryeqytetin. Shumë autobusë kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme nga protestuesit, duke e bërë të pamundur vijimin e shërbimit. Vetëm autobusët e linjës së Kamzës kanë qarkulluar pjesërisht, duke e ndërprerë itinerarin e tyre në zonën e Kthesës së Kamzës. Parashikohet që transporti urban të rikthehet në normalitet nesër. /TCh/