**Ferronikeli përforcon portën, zyrtarizon afrimin e Agron Kolajt**
Klubi i futbollit Ferronikeli vazhdon të jetë aktiv në merkato, duke forcuar skuadrën për sezonin e ri. Skuadra nga Drenasi ka zyrtarizuar sot afrimin e portierit Agron Kolaj.
Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi në kanalet zyrtare të klubit, ku theksohej: “Kemi arritur marrëveshje me portierin Agron Kolaj, i cili na bashkohet pas eksperiencave te Besa Pejë, Llapi, FC Prishtina dhe SC Gjilani. Kolaj ka qenë gjithashtu pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U21. Mirë se erdhe në familjen tonë, Agron! Të urojmë shumë suksese me fanellën e FC Feronikeli 74.”
