Deputetët hyjnë në Kuvend, pritet vazhdimi i seancës konstituive me vonesë

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë nisur të hyjnë në sallën e Kuvendit, rreth një orë pas kohës së caktuar për vazhdimin e seancës konstituive.

Pas pak pritet të nisë seanca. Mbetet për t’u parë nëse deputetët do të arrijnë konstituimin e Kuvendit gjatë kësaj seance. /IndeksOnline/