Malishevë: Arrestohet një grua, dyshohet për sulm fizik ndaj rejës
Një grua është arrestuar në Malishevë, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht rejën (nusen e djalit) e saj. Incidenti dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila bëri të ditur se, pavarësisht sulmit, nuk raportohet për persona të lënduar.
Pas intervistimit të të dy palëve të përfshira, rasti, me vendim të prokurorit, do të procedohet sipas procedurës së rregullt ligjore. Policia theksoi se bëhet fjalë për një rast të dhunës në familje, i regjistruar më 19 shtator 2026.
