Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku, që përfshiu një kamion dhe një veturë në autostradë, në kilometrin e 29-të nga Vërmica.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. Ai bëri të ditur se aksidenti ndodhi të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 20:07.
Policia ishte njoftuar për ngjarjen rreth orës 20:27. Sipas Krasniqit, në vendin e aksidentit, përveç njësive policore, mbërritën menjëherë edhe ekipet mjekësore. Këta të fundit konfirmuan se një person fatkeqësisht humbi jetën, ndërsa dy të tjerë pësuan lëndime dhe u transportuan për trajtim mjekësor.
