Policia e Kosovës ka bërë publik raportin e saj 24-orësh, ku theksohet se gjatë ditës së kaluar, një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku. Po ashtu, janë shqiptuar mbi 2 mijë gjoba për shkelje të rregullave të komunikacionit.
Përveç këtij rasti tragjik, statistikat zyrtare tregojnë se janë shënuar edhe 25 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 27 aksidente të tjera që kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.
Gjithashtu, autoritetet policore kanë shqiptuar gjithsej 2,065 gjoba trafiku ndaj shoferëve që nuk kanë respektuar rregullat e trafikut rrugor.
Në kuadër të veprimeve të tjera, gjatë harkut kohor 24-orësh, janë arrestuar 16 persona. Nga ky numër, 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person tjetër ka filluar vuajtjen e dënimit.
