Vdes personi që pësoi vetëaksident në autostradën Mazgit-Fushë Kosovë, ishte në mjekim intensiv në QKUK
Një person, i cili disa ditë më parë pësoi një vetëaksident trafiku në autostradën Mazgit-Fushë Kosovë, ka ndërruar jetë. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë, viktima po trajtohej në mjekim intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku dhe ka ndërruar jetë.
“Është raportuar se më 12 qershor 2026, në QKUK ka ndërruar jetë viktima që ka qenë duke u trajtuar në mjekim intensiv si pasojë e një vetëaksidenti trafiku që ka ndodhur më 6 qershor 2026, në autostradën Mazgit–Fushë Kosovë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion,” thuhet në raportin policor.
