Drejtori i Drejtorisë së Financave në Gjakovë, Durim Halilaj ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti lidhur me punën e qeverisë.

Sipas Halilaj, Kurti nuk e ka gjetur Kosovën në podrum por e ka gjetur hazër.

Më tutje kandidati i AAK-së për deputet thotë se problemi është se sot po tentohet të kapen, zhvlerësohen dhe sulmohen pikërisht ato institucione që janë ndërtuar me shumë mund e sakrificë.

Postimi i plotë:

Kur Albin Kurti thotë se e ka gjetur Kosovën në “podrum”, duhet me ia kujtu një të vërtetë të thjeshtë:

Kosovën fillimisht e ka gjetur të çliruar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe nga sakrifica e mijëra dëshmorëve.

Ndërsa kur ka ardhur në pushtet, e ka gjetur Kosovën shtet funksional, me institucione të ndërtuara: polici, ushtri, administratë, media të lira, shoqëri civile dhe partneritet me aleatët ndërkombëtarë.

Pra nuk e ka gjetur në podrum, por e ka gjetur “hazer” si shtet normal që kishte nevojë për zhvillim e forcim të mëtejmë.

Problemi është se sot po tentohet të kapen, zhvlerësohen dhe sulmohen pikërisht ato institucione që janë ndërtuar me shumë mund e sakrificë.

Kosova nuk rrin në “podrum”. Populli i Kosovës është popull krenar.

Albin Kurti, mos e ofendo popullin!./Indeksonline/